Opoja.net

Si reagonte i Dërguari i Allahut ndaj kritikave kundër tij?

Qëndrim i paraqitur nga Exhmal Masruri (Ajmal Masroor) me rastin e shfaqjes së një filmi shpifës ndaj të Dërguarit të Zotit dhe rrjedhimisht vijimin e çrregullimeve nga grupe muslimanësh në vende islame [shën. i përkthyesit]

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, mund të bëhet mik i afërt!” (Kuran, 41: 34)

109
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Do të doja të parafytyronit një kohë kur gjithsecili person në fqinjësinë tuaj do t’ju përqeshte, do t’ju thirrte me emra të tmerrshëm, do t’ju ofendonte ju dhe prindërit tuaj e do të ftonte miqtë e familjarët e vet për ta bërë të njëjtën, vetëm për shkak të mesazhit tuaj. Do të talleshin me ju, do t’ju bërtisnin dhe do ta bënin jetën tuaj ferr të gjallë. Do t’ju rrihnin fizikisht, do t’jua zinin frymën përderisa do të faleshit, do t’ju godisnin në kokë aq shumë saqë të gjakosnit. Do të sulmonin miqtë dhe përkrahësit tuaj të cilët do të besonin në mirësinë dhe mesazhin tuaj. Do të torturonin miqtë tuaj, do t’i vinin mbi thëngjill të ndezur. Do të përdornin kamxhik për të fshikulluar përkrahësit tuaj. Do t’ju bojkotonin dhe pengonin ju, familjen tuaj dhe të gjithë ata që do t’ju përkrahnin, duke përfshirë edhe gratë e fëmijët.

Dua të parafytyroni sikur s’do të kishte asnjë njeri në qytet që do t’ju fliste, t’ju shiste ushqim apo të blente produktet tuaja. Sikur të jetonit në ndonjë pjesë të izoluar të qytetit për shkak të bojkotimit social. Nuk do të mundnit të flinit për shkak të dhembjes nga uria dhe qarja e fëmijëve duke vuajtur nga uria. Parafytyroni sa mërzitëse do të ishte!

Të nderuar miq! Ky është rrëfimi i të Dërguarit Muhamed, i cili nuk urdhëroi shokët e tij për të demonstruar nëpër rrugë, ai nuk urdhëroi vrasje të atyre njerëzve që e ofendonin dhe thurnin të këqija ndaj tij, ai nuk dogji flamurin, pasurinë a portretin e askujt. Në fakt, ajeti i cituar më lart tregon metodologjinë e ndeshjes me njerëzit që përkrahin të keqen – që është kthyerja e së keqes më diç që është më e mirë, ashtu që ata që bëjnë të këqija ndaj jush të mund të bëheshin miqtë tuaj. Kjo është formula hyjnore për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Sa për të ata që janë të zemëruar dhe ndihen të paaftë për të bërë diç, së pari pyeteni veten se çfarë do të donit të bënit? Çfarë do të donit të arrinit? Si vallë veprimet tuaja të tepërta do t’ju ndihmonin të arrini qëllimet tuaja?

Pra, tregojini botës se nuk do të ulni veten në nivelin e tyre të ulët e turpërues, se do të ngriheni sipër këtyre provokimeve dhe se do të reagoni me diç më të mirë. Kjo është çfarë Islami kërkon prej jush. I Dërguari i Allahut nuk ka nevojë për mua e për ju që t’ia mbrojmë nderin; ajo çfarë kërkohet prej nesh është që të mbrojmë dhe të paraqesim veten ndershmërisht.

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi, 18.09.2012

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto