Si të arrijmë deri te suksesi?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Të shumtë janë njerëzit që duan ta përshpejtojnë suksesin, e kur ai vonohet kalojnë në pesimizëm, sbrapsen, fillon kaplimi i dyshimeve, e deri te cytjet djallëzore !

-E si pra të arrijmë deri te suksesi?

1. Pas disa orvatjeve nga përvojat.
– Mirëpo dije se; përvojat vien pas disa dështimeve!
-Por dhe çdo përvojë që kalon është mësim për ty!
-Kështu që nëse t’i punon, nuk dështon por mëson!

2. Kur të ndodhë ndonjë ndodhi apo sprovë, pyete vetën; cili është këtu mesazhi për mua? Kështu vie te zgjidhja.
-Në asnjë formë mos e bëj pyetjen siç disa thonë; E përse mua të më ndodhë kjo gjë? Sepse ajo është kompetencë e Allahut. Mirëpo t’i merre hisen tënde ,pra përgaditu!

3.Dije se, nga urtësia e Allahut ﷻ është që të ndodhë ndonjë sprovë dhe të zbulohen shumë realitete e mësime që nuk i ke ditur më parë!
-Sikur ta dinte Merjemja a.s që në barkun e sajë e ka një pejgamber, asnjëher nuk do thonte :”Ah sikur të kisha vdekur para kësaj  e të isha harruar qëmoti” Merjem.23.

4.Pranoje çfarëdo që të ndodhë, sepse:
-Pranimi i ndodhisë është rruga e shërimit psiko-social dhe emocional.
-Ai/ajo që refuzon sprovën e ndodhur, i shtohet stresi, ankthi dhe probleme tjera mendore.
-Nëse pranon ndodhinë, të pranon; familja, rrethi dhe shoqëria.

Allahu na dhëntë suksese e na mësoftë rrugëdaljen nga krizat. Amin.

Thotë Allahu:” Dhe keni frikë Allahun, Allahu ju mëson atë që nuk e dini” el-Bekare.282

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-