Si të bëhesh lider?
Ekzistojnë disa individë të cilët shihet se disponojnë me një fuqi të madhe për të dominuar ndaj qëndrimeve, çfarëdo qofshin ato, athua vallë ku fshihet sekreti i fuqisë së tyre dhe çfarë posedojnë ata që janë kaq të veçantë?
Sekreti fshihet në praktikën e tyre për të marrë përsipër tërë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Ata e dy herë, madje bartin përgjegjësinë pa u menduar edhe atëherë kur nuk kanë pushtetin që ua siguron atë. E duke qenë se shumica e njerëzve i ikin përgjegjësisë, veçmas në qëndrime e situata jo të mira, atëherë ata me vullnet e dashuri i nënshtrohen atyre që bartin përgjegjësinë dhe udhëheqjen.
Që të bëhesh personalitet udhëheqës, nuk ka ndonjë çelës apo fjalë magjike që posa ta thuash bëhesh i tillë. E tëra që duhet të bësh është që të përvetësosh principe e parime mbi bazën e të cilave nxjerr urdhra e informacione. Kështu do ta gjesh veten të rrethuar nga një aureolë pushteti ndriçimin e së cilës pothuajse mund ta shikosh edhe me sytë tu. Ja disa nga këto principe:
– Shfrytëzoje secilin shans që të jep përgjegjësi më shumë.
– Trego vetëmohim të rrallë në kryerjen e secilës detyrë me të cilën ngarkohesh.
– Pranoje kritikën konstruktive dhe prano gabimet tua.
– Mos iu ndaj asaj që ty të duket se është e drejtë.
– Barte përgjegjësinë e dështimit të vartësve tu.
– Barte përgjegjësinë njëjtë si për sukses, si për dështim.
Dr. Ibrahim el-Fekij
“Magjia e fjalës”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.