Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë

Në Aeroportin e Prishtinës janë përqafimet ato që shënojnë një moment të veçantë, si për ata që vinë, ashtu edhe për ata që i presin

Në Aeroportin e Prishtinës janë përqafimet ato që shënojnë një moment të veçantë, si për ata që vinë, ashtu edhe për ata që i presin

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Këtë vit numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e ndryshme të botës është dyfishuar. Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, e cila ka thënë se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar drejt Kosovës, përcjell Albinfo.ch.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë përqafimet ato që shënojnë një moment të veçantë, si për ata që vinë, ashtu edhe për ata që i presin.

Kosovarët që jetojnë në diasporë bashkohen për disa ditë me familjarët që jetojnë në Kosovë, për t’i kaluar bashkë disa ditë pushimi gjatë verës.

Momente të tilla ka me dhjetëra mijëra në aeroportin e Prishtinës.

T7 dërgoi pyetje edhe në adresën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë informata se sa persona kanë ardhur në Kosovës përmes kufijve tokësorë, mirëpo nga atje nuk morën përgjigje./Albinfo.ch

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-