Skuadra spanjolle, Sevilla ka refuzuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane të krijuar nga klubet më të mëdha evropiane, shkruan Sinjali Sport.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, por që ka deklaruar edhe drejtori sportiv i Sevillës, Ramon Rodriguez.
“Nuk do të marrim pjesë në Superligë, jam krenar me klubin”, ka deklaruar drejtori sportiv i Sevillës, Ramon Rodriguez.
Përpos skuadrës së Sevillës, Superligën Evropiane e kanë refuzuar edhe tri skuadrat gjermane Bayern Munich, Dortmund dhe RB Leipzig.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.