Sot është mbajtur pjesa e dytë e afatit të dytë të Testit të Maturës në komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe dita e dytë e Testit të Maturës të shkojë sipas planit të paraparë.

Provimit më të rëndësishëm nga shkollimi i mesëm, iu nënshtruan 83 maturantë të Komunës së Dragashit , të të gjitha profileve.

Administruesit dhe monitoruesit janë duke e kryer punën në mënyrë korrekte që procesi i testimit të shkojë për së mbari, nxënësve u urojmë suksese dhe i falendërojmë për edukatën e lartë të treguar gjatë procesit të testimit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-