Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Shtypja atmosferike do ti mbaj vlerat e larta, mbi normalen. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.