Sot për vizitë në Dragash ishin Vjosa Osmani kryetarja e Kuvendit dhe Murat Shahin shef i zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opoja
Sot për vizitë në komunën e Dragashit ishte Murat Shahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Murat Shahini u prit nga kryetari i komunës Shaban Shabani dhe drejtori i arsimit në Dragash Vloran Cenaj, në këtë vizitë morën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci.
Studimet tregojnë që minimum 10 minuta aktivitete në ditë me fëmijët përgjatë viteve të para të jetës, rrisin mundësitë për zhvillimin e aftësive të tyre kognitive, motorike dhe të të mësuarit. Si dhe mundësitë për një jetë më produktive në të ardhmen. Prandaj UNICEF dhe komuna e Dragashit e ka një ndër prioritetet Edukimin e Hershëm të Fëmijëve.
Prioritet ky të cilit i dha përkrahje sot edhe kryetari Shaban Shabani, drejtori Vloran Cenaj, kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani e cila së bashku me nënkryetaren Arbërie Nagavci iu bashkua vizitës në Qendrën me bazë në Komunitet në Dragash, në përkrahje të projektit për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të implementuar me përkrahje të zyrës së UNICEF në Kosovë nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-