Opoja.net

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

Opoja
Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e  komunës së Dragashit

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, i cili po organizohet me nxënës të klasës së katërt për matematikë dhe shkenca natyrore, e që është me besueshmëri më të lartë dhe ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave arsimore të vendeve që marrin pjesë. Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj njoftoi se sot po bëhet vlerësimi edhe në komunën e Dragashit, ku po marrin pjesë shkollat: “Fetah Sylejmani”-Dragash, “Ilmi Bahtjari”, “28 Nëntori ” – Bresanë dhe “Shaban Shabani”-Brezne.

Numri i tërësishëm i nxënëseve pjesëmarrës nga komuna jonë është 108 duke shtuar se testet e tilla ndërkombëtare janë të mirëseardhur për vendin, pasi e bëjnë të mundur krahasimin e sistemit tonë arsimor me ato të vendeve të tjera.

Përzgjedhja e nxënësve dhe shkollave që po i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik.

Në këtë proces janë angazhuar mësimdhënës, drejtorë të shkollave, vlerësues dhe inspektorë e zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

DKA dhe MASHT-i kanë bërë përgatitjet e nevojshme që kanë qenë të parapara deri në këtë kohë (caktimin e koordinatorëve të shkollave të përzgjedhur, njoftimin e tyre me procesin, përzgjedhjen e klasave etj.) Ky aktivitet po zhvillohet sipas Rregullores së ‘TIMSS’.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, indoor

 

Loading...

Mos i humb

3 raste në Dragash dhe 205 në të gjithë Kosovën me Covid – 19

Opoja.net

‘Nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së’

Opoja.net

207 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 rast në Dragash

Opoja.net

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Opoja.net

Përfaqësues të OAK-ës u pritën në takim nga përfaqësuesi i fabrikës Kuk Commerc

Opoja.net

Gjykata në Dragash e dënon me 200 euro gjobë të akuzuarin për sulm

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net