Sot, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u mbajt Mitingu i Hapur i Atletikës “Hapja e Sezonës”.
Pjesëmarrëse në këtë garë ishte edhe klubi prizrenas i Atletikës “Prizreni”, të cilën e përfaqësuan 3 atlete: Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi.
Nga tri atlete u fituan 4 vende nderi, 3 vende të para dhe 1 vend i dytë:
Sara Susuri – e para në 100 dhe 200 metrë,
Emine Jenuzi – e para në 400 metrë dhe
Merve Spahi – e dyta në 1500 metrë
Pas suksesit të arritur në këtë garë dhe rezultateve të arritura nga sportistet prizrenase kryetarit Gazi Renaku, kryesia dhe trajneri Bajram Duja, kanë uruar garueset dhe u kanë urur suksese në Mitingun Ndëkombëtar të 1 Majit në Tivar!
Klubi në fund ka falenderuar sponsorin i artë “Korabi” Sh.P.K, për mbështetjen që ua japin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.