Në Brazil kërkonin që çdo Kombëtare tjetër ta fitonte Botërorin nëse nuk do të ishin ata në podiumin e trofeut, por kurrsesi Argjentina.
Tani Kombëtarja e Lionel Messit do të përballet në finale me Francën. Para këtij takimi ishte ish-porteri i Brazilit, Julio Cesar, që ka dhënë preferencën e tij.
“Si një brazilian, duhet të mbështes Francën. Por ka një rivalitet të madh midis Brazilit dhe Argjentinës. Nëse Brazili do të ishte në finale, është e sigurt që argjentinasit do të ishin kundër nesh. Ne nuk do të jemi hipokritë tani”, tha Cesar. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.