Opoja.net

Tallja (përqeshja) me njerëzit e tjerë

Kam dy pyetje:

1. A është mëkat (gjynah) të qeshësh kur dikush bën një shaka në llogarinë e dikujt?

280

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

2. Nëse diçka më duket qesharake, p.sh. për dikë, dhe pastaj atë ua tregoj edhe të tjerëve, a është kjo mëkat dhe përgojim dhe çka duhet të bëj?

Përgjigje:

1. Nëse ka të bëjë me talljen (përqeshjen) e një personi, me fyerje të dinjitetit, me degradim, me shaka të ligë dhe dashakeqe në dëm të personit etj., atëherë veprimi i tillë është mëkat, sikurse edhe argëtimi duke qeshur me të, apo duke e miratuar atë.

2. Qëllimi këtu është vendimtar. Secili mund ta ndjejë në shpirtin e tij, se a e bën atë shaka nga keqdashja, nga qëllimi i keq, dhe a do të pajtohej apo jo – ai person me atë shaka nëse do të pyetej. Dhe ajo duhet të trajtohet në përputhje me rrethanat. Është më mirë që tu largohemi këtyre veprimeve, sepse mund të na çojnë në prishjen e marrëdhënieve me personin në fjalë.

Burimi: www.rijaset.ba

Përshtati: Miftar Ajdini

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net