Prizren- Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, S.D.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, kishte thënë ajo.
Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.