Të enjten mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell

Opoja.net Opoja.net Opoja

Deri në fundjavë mbetet mot i ngrohtë kryesisht me kthjellime. Nga e diela më ftohtë dhe thatë, me vransira dhe intervale me diell.

Vendi ynë do të vijoj të mbetet nën dominim të fushave anticiklonike që mbeten mbi rajon dhe Mesdhe, si dhe masave të ngrohta ajrore që shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, shkruan PrishtinaWeather.

Si rrjedhojë do të mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë.

Në fundjavë pjesë të një sistemi të shpartalluar frontal nga Europa veriore do të depërtojnë edhe nga rajoni ynë që sjellin vransira, e në të njëjtën kohë edhe masa më të ftohta ajrore të cilat zbresin temperaturat nga dita e diel.

Të shtunën vonë gjatë natës mund të ketë riga lokale shiu. E në fillim të javës së parë të marsit do të mbajë mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore ndoshta mundësi për reshje të pakta bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe gjatë kësaj periudhe, shkaku i motit stabil dhe pa qarkullim të mirë ajror. E në përkeqësim të cilësisë së ajrit do të ndikoj edhe rritja e koncentrimit të pluhurit saharian, që do të jetë prezent gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë nga fundjava po parashihet të kemi erëra, të cilat do të ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajror e cilësia e ajrit do të përmirësohet, ku do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-