Prindi mundohej ta lexonte gazetën ditore, mirëpo biri i tij i vogël i sillej përreth dhe e pengonte. Kur u lodh prindi nga i biri, e mori gazetën dhe e preu një fletë ku në të gjendej harta e botës, e copëtoi në copa të vogla dhe ia dha të birit, duke kërkuar nga ai që ti bashkojë ato copa dhe ta kompletojë hartën e botës sërish.
Pasi ia dorëzoi copat e fletës, e mori gazetën ta lexojë, me shpresë që fëmija nuk do ta pengonte, sepse gjatë tërë ditës do të ishte i angazhuar me bashkimin e hartës. Mirëpo pasi kaluan vetëm pesëmbëdhjetë minuta, fëmija i bashkoi copat e gazetës dhe i renditi drejt pjesët e hartës. Prindi i habitur e pyeti: A nëna jote ta mësoi gjeografinë?!
Fëmija ia ktheu: Jo, ajo nuk ma mësoi lëndën e gjeografisë. Në anën tjetër të gazetës ishte një fotografi e një njeriu, kur e rregullova njeriun u rregullua edhe harta e botës njëkohësisht!
Bota nuk përmirësohet vetëm se kur ne e përmirësojmë veten. Kur çdonjëri nga ne të fillojë të merret me veten dhe ta përmirësojë atë, me lejen e Allahut, frytet e atij mundi do të duken edhe në përmirësimin e botës. Kurse nëse merremi me përmirësimin e botës dhe e anashkalojmë veten, atëherë do të ndodhë kaosi dhe gjendja jonë nuk do të ndryshohet.
Andaj të fillojmë me veten.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.