Aktivistja feministe Arta Avdiu tha se analisti i sportit kosovar, Liridon Leci, e ka “kërcënuar”.
Postimi i Avdiut u bë viral në rrjetet sociale ku kritikoi veprimin e Granit Xhakës, që e bëri në ndeshjen ndaj Serbisë.
Lidhur me këtë, reagoi edhe Leci që i tha se do ta bënte të njëjtin veprim, dhe që ajo nuk ka të drejtë të bëjë aso postimesh: “Ti s’guxon me më thanë ashtu”.
Pastaj, u përgjigj Avdiu me: “Të them, çka bën ti?”.
Leci u kundërpërgjigj me: “Të tregoj mas emisionit”, derisa në fund Avdiu u ndje e kërcënuar: “A po më kërcënon?”, që u diskutua gjatë emisionit live në “T7”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.