Të ushqyerit e lopëve qumështore

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Ushqimi pershine deri ne 70% te kostos se prodhimit ne ferme te qumeshtit. Balancimi i racionit ditor te te ushqyerit e lopeve qumeshtore ndryshon mvaresishte nga faza e prodhimtarise. Te te ushqyerit e drejte te lopeve kontribon ne rritjen e efikasitetit te reprodukcionit, si dhe e nfrite cilesine dhe sasine e qumeshtit te prodhuar.

Të ushqyerit e mëshqerrave barrëse (gravide) Në të ushqyerit e kësaj kategorie duhet të kemi parasysh që të sigurojmë lëndët e nevojshme ushqyese për:

  • Rritjen e mëshqerrave
  • Zhvillimin e fetusit (viçit)
  • Përgatitjen e mëshqerrave për laktacion

Në dy javët e fundit para pjelljes duhet të zvogëlojmë sasinë e ushqimit me përbërje të lartë energjetike dhe proteinike ( ushqimet e koncentruar), dhe në javën e fundit para lindjes se viqit ato duhen larguar plotësisht.

 

Faktorët që ndikojnë në prodhimin e qumështit janë:

Raca dhe vetitë trashëguese të lopës, mosha e lopës, masa trupore, faza e laktacionit, qëndrueshmëria ( perzistenca) e laktacionit, estrusi (afshi), intervali mes dy pjelljeve, të ushqyerit, kohëzgjatja e periudhës së tharjes, kondicioni i lopës në kohën e pjelljes, numri i mjeljeve gjatë ditës, ndërrimi i mjelësve,faktorët klimatik, sëmundjet e kafshëve, përdorimi i medikamenteve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-