Thellohet bashkëpunimi i shkollës “Fetah Sylejmani” të Dragashit dhe “Qazim Shehu” nga Shtiqëni i Kukësit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Prej vitesh disa shkolla të Dragashit janë binjakëzuar me shkolla simotra të Kukësit, të cilat viteve të fundit kanë sjellë edhe efekte pozitive.

Shembulli më i mirë është binjakëzimi i shkollës fillore e mesme e ulët “Fetah Sylejmani” nga Dragashi me shkollën e mesme të bashkuar “Qazim Shehu” Shtiqën. Si rezultat i binjakëzimit shkolla e Dragahit për shkollën e Shtiqnit ka sjell bazë materiale e didaktike. Drejtori i shkollës , Flurim Çengaj, tha se bashkëpunime të tilla janë obliguese për secilin që ka përgjëgjesinë institucionale.

Ndërsa drejtoresha e shkollës së Shtiqnit, Lindita Muçmata, tha se dëshirojmë që kjo urë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmën. Në mars të këtij viti është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme ndërmjet dy drejtorëve të këtyre dy shkollave të binjakëzuar një vit më parë.

Ndryshe, shkollat tjera nga Dragashi që janë binjakëzuar me shkollat nga Kukësi janë edhe shkolla “28 Nëntori “nga Bresana dhe ajo “Sezai Surroi” nga Bellobradi./tvprizreni.info/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-