Thellohet bashkëpunimi në mes të Komunës së Dragashit dhe Vushtrisë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në kuadër të bashkëpunimit reciprok të Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Dragashit dhe të Vushtrrisë, dje në komunën e Vushtrrisë qëndroi një delegacion i përbërë nga përfaqsuese të kësaj zyreje, ansambleiste dhe përfaqsuese të shoqërisë civile si dhe volejbollistet e klubit te posaformuar të Dragashit.

Me këtë rast delegacioni i grave nga Komuna e Dragashit u pritën nga kryetari Bajram Mulaku, i cili shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin reciprok si dhe i informoi lidhur me historikun, zhvillimin ekonomik dhe rrjedhat aktuale në Komunën e Vushtrrisë.

Gjatë ditës u zhvillua edhe ndeshja e kthimit në volejboll në mes të volejbollisteve vushtrriase që bëjnë gara në Super Ligën e Kosovës dhe skuadrës së po sa formuar nga Dragashi. Mysafiret nga Dragashi vizituan edhe monumentet e trashigimise kulturore si dhe bënë një sheti në Bulevardin “ Adem Jashari“.


© Opoja.net 2013 – 2015. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

Ky shkrim ndalohet rreptësisht marrja dhe shperndarja në media dhe portale, pa autorizimin me shkrim nga Agjencia Informative dhe Edukative “Opoja.net”

Kontakt: info@opoja.net; Tel: 045/ 622-653

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-