Dy persona kanë therë me thikë një person në Dragash. Policia e Kosovës njofton se viktima,pas marrjes së plagëve është dërguar për trajtim mjekësor.
“Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar e kanë sulmuar me një thikë viktimën i cili është i nacionalitetit goran”, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Dragash”. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.