Tre mësime nga xhuzi 15

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Edhe pse në Kuran në shumë vende na tregohet
    kujdesi që duhet të kemi ndaj prindërve, në asnjë vend tjetër kjo nuk theksohet
    si në suren Isra, ku Allahu xh.sh na porosit që as OH mos  t’u themi. Gjithashtu, na urdhëron që të
    sillemi me butësi dhe përulësi. Në hadhiin e pejgamberit a.s.  qëndron: “Për dy mëkate, Allahu i Madhëruar
    do të japë ndëshkim qysh në këtë botë: Mëkati i parë është dhuna – padrejtësia
    (zullumi), kurse mëkati i dytë është mos respekti ndaj prindërve.” (Imam
    Taberani)
  • Dhe gjatë ndihmës dhe dhënies tjerëve, që është një
    nga obligimet e fesë, Allahu i Madhërishëm na porosit të mos shpenzojmë pa masë:  Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon,
    edhe të varfrit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.  Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë
    vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të
    Tij.”
  • Djelmoshat e sures Kehf zgjodhën shpellën për ta ruajtur fenë. Ne jetojmë në kohën kur nuk na duhet fshehja për ta ruajtur fenë. Për më tepër, në kohën në të cilën jetojmë, muslimanët nuk guxojnë të fshihen ne ” shpellë”. Megjithatë, na duhen shpella shpirtërore ku do ta ruajmë besimin, familjen, vendin dhe xhematin tonë.

Pershtati: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-