- Kur të kalojmë pranë të keqes, duhet të ruajmë
karakterin tonë dhe të mos ndalemi tek gjërat që nuk na takojnë, ndërsa gjërat
që nuk na takojnë janë të metat dhe
gjerat private të tjerëve që na çojnë drejt shpifjeve dhe përgojimit. Ebu
Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Njerëzit
që kanë më shumë mëkate janë ata që flasin për gjërat që nuk u takojnë.
- Për dallim nga faraoni, magjistarët ranë në
sexhde. Kur u bindën se muxhizja e Musait a.,s nuk është magji ata besuan, ndërsa
fironi mbeti pabesimtar. Personaliteti i tyre nuk bazohej në arrogancë por aftësinë
e cila në vete duhet të ngërthej një lloj dije dhe pranimit të argumentit cka
nuk është rasti me arrogancën dhe mendjemadhësinë. Arroganca në vetvete është më
afër injorancës. sa më pak të dijë
njeriu është më afër arrogancës.
- Duhet të kemi kujdes nga grupe të vogla njerëzit të cilët ku shkojnë bëjnë parregullsi dhe zullum në tokë. Ata shpesh janë të zëshmit në shoqëri, sajojnë intriga dhe truke retorike i ftojnë edhe të tjerët në radhët e tyre. “E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.” – thuhet në suren Neml.
Perktheu: A. D. Isampress
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.