Tre mësime nga xhuzi i 9

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Një  populli
     të mëparshëm  si sprovë u  ishte ndaluar gjuajtja e peshqve ditën e shtunë
    kur kishte më shumë se ditët tjera. Sipas disa transmetimeve këta njerëz kësaj
    ndalese u munduan t’i ikin duke i vendosur  rrjetat  një ditë para, ndërsa i merrnin ditën e diell.
    Në këtë mënyrë peshqit vet hynin në rrjetë  ditën e shtunë. Kur e lexojmë se si është dënuar
    ky popull shohim se ka qenë një nga dënimet  dhe nënçmimet më të mëdha qysh në këtë botë. Bëhuni
    majmun të përbuzur! Edhe pse kjo sprovë ishte dënim për këtë rast, sprova të
    ngjashme mund të jenë çdo ditë në jetën tonë. Disa edhe sot bëjnë punë të
    ndaluara duke u munduar tu ikin ndalesave në këtë formë dhe këtë e quajnë biznes
    të suksesshëm: Dhurim fiktiv i pasurisë dhe mallit dikujt tjetër që në këtë mënyrë
    t’i ikin obligimeve siç është zekati apo taksat, pastaj  mashtrimi i blerësve që ata mos e hetojnë,  çka është në kundërshtim me urdhrin e drejtësisë
    në tregti, manipulimi i kushteve të tenderëve për të përmbush procedurat dhe të
    zgjidhet ai që është i përshtatshëm, etj.
  • Nëse analizojmë historinë islame plaga më e madhe e muslimanëve nuk janë luftërat dhe sëmundjet  ato që kanë marrë numër të madh të jetëve, por fitnet – përçarjet. Në fund të këtij xhuzi Allahu i Madhërishëm na porosit që të ruhemi nga fitnet  sepse ajo nuk prek vetëm ata që janë fajtorë por të gjithë. Mjafton një koment dhe klasifikohemi me ata që nxisin fitnet.
  • Nëse do të jemi të devotshëm Allahu do të na jap mundësinë ta dallojmë të vërtetën nga e pavërteta. Thelbi i devotshmërisë është që të kryejmë obligimet dhe të largohemi nga ndalesat. Si ka mundësi dikush të analizoj fenë apo jetën në përgjithësi nëse nuk ka këtë aftësi?

Preporod.com

Perktheu:
A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-