Tre ‘profecitë’, që zbulojnë se kush do të jetë fituesi i Kupës së Botës në Katar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kupa e Botës ngre gjithmonë pyetje kurioze. Profecia është përmbushur në 2010, 2014 dhe 2018. A do të realizohet sërish këtë vit? E para lidhet me shënuesin më të mirë të Europianit, që mbahet para Kupës së Botës.

Ka ndodhur me David Villan, Mario Gómez, Antonie Griezmann dhe Cristiano Ronaldo në vitet e përmendura. A do të ndodhë tani me Portugalinë?

Golashënuesi në Euron e fundit ishte Cristiano Ronaldo! Numrat e takimeve të mëparshme, kështu ‘shprehen’… Në vitin 2010 ishte David Villa ai, që shënoi 5 gola në Europian, më pas ishte Mario Gómez që shënoi 3 në 2012 dhe, në fund, Griezmann shënoi 6 në 2016. Kombëtaret e tyre fituan Botërorin. Në këtë vështrim, shifrat favorizojnë kombëtaren e Cristiano Ronaldos.

Me çdo edicion të Kupës së Botës, dalin parashikues ose profetë të rinj. Seriali i famshëm i Matt Groening, ‘The Simpsons’, ka parashikuar edhe fituesin e Botërorit “Katar 2022”. Ata pretendojnë se finalja do të jetë mes Brazilit dhe Spanjës, ku do të fitojë skuadra e Amerikës së Jugut. Në serialin e animuar ata parashikuan 7-1 historik, që fundosi ekipin brazilian nga Gjermania në Kupën e Botës 2014…

Agjenti britanik i burses, Joachim Klemen, ka ndërtuar një formulë matematikore që rezulton të gjejë dy skuadrat që do të arrijnë në finale. Sipas formulës së tij, Anglia dhe Argjentina do të ishin ekipet finale, ku Argjentina do të ishte kampione e Botës në “Katar 2022”. Në Brazil 2014 dhe në Rusi 2018, formula ‘magjike’ e Klement, e përcaktoi se kush do të ishte fituesi i titullit borëror…

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-