Tregimi i tolerancës nga jeta e Hasan Basriut (r.h.)

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Hasan el-Basriu(r.h.) e kishte një fqinj të krishterë. Ky fqinj në
çatinë e banesës së tij e kishte një tualet, prej të cilitnëpër një vrimë dilte
urina deri në banesën e Hasanit.Hasani kishte vendosur një
kovëposhtë vrimës dhe përmbajtjen e kovës e derdhte në fund të çdo dite.

Kjo kishte zgjaturkështu për 20 vjet.

Një ditë Hasani ishte sëmur dhe fqinji i krishterë i kishte ardhur
për vizitë. Kur kishte hyrë brenda, fqinjie kishte parëkovën plot urinë, e cila
po dilte nga një vrimë në tavan, dhe e pyeti Hasanin: “Qe sa kohë ti je duke
e toleruar këtë dëm nga unë?”

Hasani u përgjigj: “Qe 20 vjet.”

Pas kësaj, i krishteri e hoqi rripin e tij, i cili ishte pjesë e
veshjeve të të krishterëve të asaj kohe, dhe e pranoi Islamin. (Hil’jetul-evliya)

A tolerojmë ne, muslimanët e sotëm, të paktën një javë një
shqetësim të vogël nga të afërmit tanë, e lëre më nga fqinjët tanë? Edhe nëse
heshtim, a pasqyrohet kjo në qëndrimet dhe sjelljen tonë? Hasan el-Basriu jo
vetëm që toleroi për 20 vjet, por sjellja e tij ndaj fqinjit mbeti e njëjtë
sikur të mos kishte ide për dëmin që po i shkaktonte.

Sa tolerancë tregojmë ne ndaj njëri-tjetrit?

Nëse herë pas here i bëjmë një të mirë një të afërmi ose një fqinji,
a e përmendim atë me qindra herë dhe mburremi me të? Ndërsa nëse pësojmë dëme,
qoftë me qëllim apo jo, a tregojmë gabimin dhe dëmin që kemi pësuar disa herë
më shumë.

Shembulli i mësipërm i njërit prej dijetarëve tanë të hershëm të
Islamit vlen të merret parasysh. Sjellja dhe morali i tij ndaj fqinjit të tij,
i cili as nuk ishte musliman, është thirrje për zgjim të muslimanëve të shekullit
21, që të shohim se sa jemi larguar nga mësimet islame.

Ky është shembull i shkëlqyeshëm i nijjetit të sinqertë. Një nivel
i tillë superior i moralit mund të arrihet nëse veprat bëhen vetëm në emër të
Allahut. Ky incident është shembull i sinqeritetit.

Hasani e toleroi fshehurazi për 20 vjet, pa ditur askush asgjë për
të. Allahu e njeh më së miri zemrën e Hasanit, por duket se toleranca ishte
vetëm në emër të Allahut, duke shpresuar vetëm në shpërblimin e Tij, kështu që
frytet e sabrit ishin të ëmbla – njeriu përfundimisht e përqafoi Islamin.

“E, kush flet më bukur se ai që thërret te Allahu, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!” (Fussilet, 33)
Allahu na ndihmoftë që të nxjerrim mësim nga ky tregim madhështor!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-