Tyson Fury e fton Joshuan në duel: Po të jap mundësinë të kthehesh

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Tyson Fury ka bërë një veprim të papritur, duke i kërkuar duelin boksierit britanik, Anthony Joshua.

‘Gypsy King’ ka publikuar një video në rrjetin social ‘Twitter’, duke i bërë thirrje Joshuas që t’i përgjigjet për një duel të mundshëm.

Fury ka thënë se nëse AJ nuk pranon të duelojë, atëherë ai do të njoftojë kundërshtarin e radhës.

“Mendoj se të gjithë e dini se brenda pak muajve do të duelojë përsëri. Por para këtij dueli, dua të bëjë këtë, për çdo rast. Anthony Joshua, e di se sapo ke humbur ndaj Usyk dhe je pa tituj, por po të jap mundësinë të përballesh për titujt e WBC në muajt e ardhshëm”, ka thënë Fury.

“Ti sapo bëre 12 raunde dhe je në formë të mirë. Po të jap disa muaj kohë, nëse je i interesuar më trego. Nëse jo, unë do të zgjedh kundërshtar tjetër. Faleminderit”, ka shtuar ai.

Fury dhe Usyk duket se nuk do të përballen për unifikimin e titujve. ‘Gypsy King’ dëshiron luftën mes britanikësh, për të përmbyllur gjithçka.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-