U pensionua profesori Miftar Ajdini – ish i burgosur politik

Opoja.net Opoja.net Opoja

Profesori Miftar (Hajriz) Ajdini u lind më: 19. 03. 1956, në Zgatar të Dragashit. Katër vjeçaren e mbaroi në Brrut, ndërsa vitet e fillores V – VIII në Bresanë. Shkollën e mesme – Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë e mbaroi gjatë viteve 1971-1976. Në Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës arabe, në Bengazi të Libisë, e mbaroi gjatë viteve 1977-1981.

Në vitin 1990 me familjen e tij për banim u vendosën në Prizren. Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren – Kryeimam u punësua gjatë viteve 1983 1997.

Më: 15. 12. 1992 nga Gjykata e Qarkut në Prizren u dënua me 7 muaj burg, prej të cilave 6 muaj për vuajtje të dënimit u mbajtë në burgun e Smrekovnicës. Akuzohej për vepër ‘armiqësore e terrorizëm’ – përgatitje të armatosur kundër pushtetit serb (aksioni i armëve për mobilizimin e shqiptarëve).

Ka qenë mësimdhënës me honorar në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë – Paralelja e Ndarë Fizike në Prizren, nga viti shkollor 1993-1994 në lëndën e Gjuhës arabe.
Prej datës 01. 10. 1997 deri në pension (mars 2021) qe mësimdhënës i rregullt në Paralelen e Ndarë Fizike të Medresesë në Prizren në lëndën e Gjuhës arabe.
Koordinator i Paraleles së Medresesë “Alauddin” në Prizren, ka qenë prej themelimit të saj, më 01.09.1993 deri më 30.06. 2011.

Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës 1992 -1996.
Ka kryer edhe funksione tjera brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

Është autor i teksteve të gjuhës arabe: 1, 2 dhe 4, ndërsa bashkëautor i tekstit 3 të Medresesë. Autor dhe përkthyes i shumë librave të tjera e punimeve. Gjithashtu edhe recensent e redaktor i disa punimeve.
Profesorit të nderuar, Miftar Ajdini, i dëshirojmë shëndet e rehati pranë familjarëve, shokëve e miqve të tij.

P.S. I jam mirënjohes për përkrahjen dhe ndihmesën e tij të vazhdueshme ndaj meje. Profesori Miftar Ajdini ka bërë edhe redaktimin profesional të librit tim “Shkrim-leximi arab-kuranor” (K.M.).
__________________
Disa të dhëna janë marrë nga:
1. Faqja zyrtare e Medresesë së Mesme “Alauddin”, Prishtinë.
2. Bedri Halimi “Dhuna serbe në Opojë 1912 – 1999”. Botoi Shoqata Kulturore Ymer Prizreni – SHKYP, Sharr 2020, f. 203.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-