Opoja.net

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Kapre – Banorët kërkojnë zgjidhje!

Opoja
Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Kapre – Banorët kërkojnë zgjidhje!

Ka disa ditë që ujërat e zeza që mblidhen tek impianti i ndërtuar kohë më parë afër fshatit Kapre, kanë vërshuar në sipërfaqe, duke ua bërë jetën të gërditshme banorëve të këtij lokaliteti në trevën e Opojës, komuna e Dragashit.

Krerët e fshatit i janë drejtuar redaksisë sonë, duke u ankuar se rastin e kanë paraqitur tek organet komunale por se deri më tani askush nuk ka ndërmarrë gjë në këtë drejtim. Madje, nga bezdia, ata po paralajmërojnë edhe masa radikale, nëse nuk zgjidhet ky problem.

“Shpërthimi i kanalizimit, i cili duhej të derdhej ne impiant, ende vazhdon te derdhet nëpër pronat private, duke e rrezikuar edhe shëndetin e njerëzve që jetojnë aty afër, të mos flasim për shëndetin e bagëtive në fshatin tonë. Nëse ka institucione që merren me këtë problem, i ftojmë të marrin masa, në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndërpresim të gjitha kanalizimet që kalojnë nëpër Kapre”, është shprehur për redaksinë tonë kreu i Këshillit të fshatit Kapre, Shkodran Kryeziu. /Radio Sharri Dragash/

Loading...

Mos i humb

178 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Opoja.net

Rifillon shqyrtimi ndajë deputetit Adem Hoxha, i akuzuar për sulm dhe kanosje

Opoja.net

Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Opoja.net

“COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

Opoja.net

Gazetari ynë po e mposht virusin Covid-19!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net