Unë jam Jusufi

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

“Unë jam Jusufi e ky është vëllai im”, thotë i Dërguari i Allahut, Jusufi alejhis-selam. Nuk thotë se është Ministri i Financave, dhe as nuk thotë që është personalitet i shquar i Egjiptit, por në mënyrën më modeste thotë ‘Unë jam Jusufi’!

Për njerëzit e mëdhenj, titujt janë mjet, jo qëllim. Ata e
dinë që me titull asgjë nuk mund të imponohet.

Sot jetojmë në një kohë kur për disa njerëz titujt dhe gradat
janë bërë preokupim dhe qëllim kryesor. Shpesh këta tituj fitohen në rrethana dhe
në institucione shkollore të diskutueshme dhe ata njerëz magjistraturat dhe
doktoraturat e tyre i fshehin sikur gjarpri këmbët e tij.

Nuk duhet vënë në dyshim se bartësit e titujve të caktuar janë me të vërtetë ekspertë të shkëlqyeshëm në fushat e tyre, por është shumë e papranueshme që titulli, në mënyrë artificiale të imponojë një qëndrim të caktuar. Askënd në historinë njerëzore nuk e ka bërë të madh titulli i tij. Për më tepër, gjigandëve të lëmive të ndryshme nuk u nevojiteshin ata tituj.

Kur një njeri me përpjekjen dhe përkushtimin e tij hynë në
zemrat e njerëzve, para së gjithash me edukatë të rafinuar, ai aty qëndron përgjithmonë.
Nuk ka asnjë njeri që mund ta largoj nga zemra e tij një mjek, hoxhë apo profesor
me vlera.

Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-