UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Dragashit me mjete higjienike

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor 2020/202, Komuna e Dragashit, është furnizuar me pako higjienike për shkollat e kësaj komune dhe atë nga organizata UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Vloran Cenaj, Drejtor i Arsimit në Dragash, tha se ky donacion është i mirëseardhur për këtë komunë në veçanti në kohën e ballafaqimit me COVID-19.

I falënderojmë donatorët për këto pako higjienike që do të shpërndahen në të gjitha institucionet shkollore të komunës sonë. Këto pakot higjienike janë të mirëseardhura pasi që gjendemi në kohën e pandemisë dhe kemi nevojë për mjete higjienike që do të ndikojnë në parandalimin e infektimit me virusin COVID-19 për nxënësit por edhe për gjithë personelin arsimor” u shpreh drejtori Cenaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-