Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit, më rastin e festës së Fitër Bajramit, juaji kryetari i komunës, Salim Jonuzi.
Festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Fitër Bajrami është porosi e qartë për të gjithë qytetarët, së pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët Islam meritojnë të festojnë dhe gëzohen, ngase kanë përmbushur një obligim madhor, në fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në krijuesin tonë.
Kjo festë fetare, pas sakrificës së agjërimit të ramazanit, uroj qe tu shërbejë të gjithë qytetarëve të komunës sonë, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja.
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.