Pjesëtarët e KFOR-it po zhvillojnë “ushtrimet e planifikuara” nëpër gjithë Kosovën në përputhej me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas një njoftimi të dhënë nga KFOR-i Turk për redaksinë e Portalit Opoja.net nesër më datën 08 mars 2019 duke filluar nga ora 18:00 deri 23:00 në disa zona të Komunës së Dragashit do të zhvillohet ushtrime të KFOR-it.
Ushtrimet po zhvillohen për ta “ruajtur gatishmërinë” dhe “aftësinë operative” me të cilat “garantohet mjedis i sigurt e paqësor si dhje lëvizje e lirë”, ka kumtuar KFOR-i. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.