Përfaqësues të veteranëve të luftës së UÇK-së, bashkëluftetarët e Behadinit, miqët, familjarët, qytetarë të shumtë, sot i dhanë lamtumirën e fundit, Behadin Krasniqit nga Brezna e Opojës së Dragashit.
I ndjeri ndërroi jetë tragjikisht, të shtunën derisa po prente dru për ngrohje, kur pa pritmas e ka goditur një dru duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilave nuk mundi ti përballonte.
Ceremonia e varrimit u mbajtë në fshatin Brezne, përfaqesusit e veteranëve mbajtën fjalimet, të cilët shpalosën veprat e të ndjerit gjatë luftës në Kosovë, për besnikrinë, guximin e trimerinë për Behadinin, i cili ka lënë gruan dhe dy vajza. (Opoja.net)
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.