Klubi me nam në futbollin e Kosovës, KF Vëllaznimi ka njoftuar se gjendja financiare e klubit është e rëndë.
“Kuqezinjtë” nga Gjakova nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar tifozët e klubit se drejtuesit e saj po e japin maksimumin që klubi të mbijetojë, megjithëse kanë ftuar edhe donatorët për investime, shkruan Demokracia.com.
KOMUNIKATA E PLOTË:
KF Vëllaznimi e shfrytëzon rastin që të del me këtë komunikat dhe një msesazh qytetarëve të Gjakovës që tju tregojmë që gjendja e klubit është vërtetë e rëndë dhe me këto kapacitete dhe mundësi që i ka është shumë vështirë ta përballojmë këtë gjendje. Ne të gjithë së bashku e kemi konsideruar që është një moment decisiv për tju informuar me gjendjen momentale që po kalon klubi, për shkak të transparencës nga ana jonë. Ne e publikuam këtë foto të gjithë së bashku me idenë që të gjithë në klub për momentin janë duke dhënë maksimumin që të mbijetoj klubi me gjendjen që e ka, kjo foto tregon që të gjithë jemi të bashkuar edhe në këtë gjendje jo të mirë, këtu po punohet me të gjithë kapacitetin që posedon klubi, por qytetarë të nderuar kjo nuk mjafton që klubi të del nga kjo situatë jo e mirë. Për atë arsye, për shkak të transparencës dhe evitimit të dyshimeve nga individ të ndryshëm dhe qarqeve të ndryshme, kërkojmë prej të gjithë juve që vërtet e doni Vëllaznimin mos paragjykoni dhe mos e kritikoni gjendjen momentale të klubit por reflektoni për gjendjen momentale të klubit sepse dyert janë të hapura për të gjithë ata donatorë të cilët kanë mundësi dhe janë të interesuar ta ndihmojnë klubin dhe ata të cilët mendojnë që mund ta nxjerrin klubin nga kjo situate me transparencën më të madhë nga ne.
KF Vëllaznimi e meriton të trajntohet me mënyrën më të dinjitetshme të mundur për shkak të historisë së lavdishme që e ka.
Jeni te mirëseardhur
Me respekt – KF Vellaznimi./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.