Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Verë, diell, pushime, pastaj vala e katërt e pandemisë?
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Rajoni

Verë, diell, pushime, pastaj vala e katërt e pandemisë?

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj 11:39 | 19.06.2021
Ndaje
Verë, diell, pushime, pastaj vala e katërt e pandemisë?
Ndaje

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm.

Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Evropiane të Futbollit është i lejuar.

Por pandemia nuk ka kaluar.

Frika nga mutacioni delta

Instituti Robert Koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani.

Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve.

Çfarë bën politika?

E SPONSORUAR

Shija e Kampionëve – Vipa Chips

Edhe nga politika vijnë zëra, se rreziku nuk ka kaluar. Në takimin e ministrave të Shëndetësisë së landeve me ministrin federal, Jens Spahn, kjo temë u diskutua gjerësisht.

“Kemi rënë dakord që të krijojmë një koncept gatishmërie për qendrat e vaksinimit, që lejon vazhdimin e punës me ritme të ulta, por që bën të mundur rritjen e menjëhershme të kapaciteteve. Motoja e Jens Spahn: Në rast dyshimi më mirë të bëhet më shumë, se më pak.

Një pikë tjetër, ku politika mund të ndikojë janë rregulloret e udhëtimit sidomos tani kur fillon periudha kryesore e udhëtimeve dhe e verës. Këtu vlen: Kush vjen nga një zonë rreziku duhet të kalojë në karantinë apo të tregojë një test negativ. Nga zonat e ashtuquajtura zona të varianteve të virusit, si India apo Britania e Madhe vlen një karantinë 14 ditorë, e cila nuk shkurtohet as nga një test negativ.

Kush vjen nga jashtë në Gjermani me avion duhet më parë të testohet. Ndryshe nga vera e kaluar, tani ka mjaft teste, tha Spahn. Lista e vendeve të rrezikuara gjendet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch.

Maska dhe shkollat

Shumë gjermanëve u intereson, nëse maskat do të hiqen apo jo. Edhe për këtë janë landet përgjegjëse. Në rrugët e blerjeve në shumë rajone nuk ka nevojë më ta mbash maskën. Në autobusë dhe metro ajo është ende me detyrim. “Maska do ta na shoqërojë edhe një kohë”, tha ministri Spahn. Tani fillon një fazë me “shumë përgjegjësi për njëri-tjetrin”. Sa më shumë njerëz mblidhen në një hapësirë të caktuar, aq më shumë duhet të ketë gatishmëri për të mbajtur maskën. Sepse ende nuk ka për të gjithë një ofertë vaksinimi.

Më shumë debatohet kjo çështje në shkolla. Në Gjermani periudha e pushimeve të verës shtrihet, në varësi të landit, nga korriku në shtator. Për nën 12 vjeçarët, si rregull nuk do të ketë vaksina, sipas Komisionit të Rregullt për Vaksinimin. Për të gjithë nga mosha 12-16 vjeç vendimi merret nga vetë familjet, detyrim vaksinimi nuk ka.

Sërish mbyllje në vjeshtë?

Pyetja që mbetet: A do të ketë në vjeshtë një mbyllje tjetër? Një valë të katërt pandemie? Eksperti i socialdemokratëve (SPD) për shëndetësinë, Karl Lauterbach ka frikë, se kjo mund të ndodhë. Në një intervistë ai e përshkruan variantin delta si shumë infektues dhe më të rrezikshëm, dhe pjesërisht edhe rezistent ndaj vaksinës, kur ajo është dhënë vetëm njëherë. Lauterbach megjithatë shpreson, se nuk do të ketë më “valë të madhe, sepse shumë vetë janë vaksinuar dy herë.”

Problemi është se aktualisht fushata e vaksinimit duhet të përballet me një vështirësi të re. Vaksina gjermane, aq shpresëdhënëse, Curevac në analizat e para nuk tregohet efektive. Tek prodhuesit e tjerë të vaksinave ka pasiguri, sepse shpesh ka vonesa në furnizim për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinës.

Jo pakujdesi

Aktualisht çdo i dyti gjerman e ka marrë vaksinën e parë, çdo i katërti është plotësisht i vaksinuar. Në javët e fundit është rritur ritmi i vaksinimit. Ky temp duhet të mbetet kështu, thotë, Gernot Marx, kreu i Shoqatës Ndërdisiplinore të Mjekësisë Intensive e Emergjente në një intervistë.

Por rëndësi ka edhe sjellja e gjithsecilit. “Nëse njerëzit sillen me pakujdesi, atëherë në vjeshtë do të kemi më shumë infektime, e një valë e katërt është e mundur”, thotë Marx. “Rreziku që mund të ketë më shumë të sëmurë rëndë dhe më shumë vdekje është ende real”.

Mes virologëve ekziston mendimi, se pandemia nuk do të zhduket plotësisht. COVID-19 do të bëhet një sëmundje “normale”, si të tjera. Që në vjeshtë nevojiten vaksina të tjera. Kjo është arsyeja, pse politika ka vendosur të mos i mbyllë të gjitha qendrat e vaksinimit.

130

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Merlinda Guraj 11:39 | 19.06.2021
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Talentet
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Sport

Ju gjithashtu mund të lexoni

Gjermania në kërkim të punëtorëve, ka mungesa në 148 profesione
Rajoni

Gjermania në kërkim të punëtorëve, ka mungesa në 148 profesione

10 Min. Leximi
Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pas kërkesës së ulët për karburant në Kinë
Rajoni

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pas kërkesës së ulët për karburant në Kinë

1 Min. Leximi
Turqia theyn rekord botëror, prodhon helikopter pa pilot
Rajoni

Turqia theyn rekord botëror, prodhon helikopter pa pilot

1 Min. Leximi
Humbje e Rusisë në OKB: Miratohet formimi i Komisionit që do t’i hetojë krimet gjatë pushtimit të Ukrainës
Rajoni

Humbje e Rusisë në OKB: Miratohet formimi i Komisionit që do t’i hetojë krimet gjatë pushtimit të Ukrainës

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?