Në të shumtën e rasteve me ndërgjegjen tonë sillemi sipas rregullës “të kënaqi, që të mashtroj”.
Largohemi nga prindërit, e injorojmë vetminë e tyre dhe nevojat e tyre, pamundësinë e tyre, mallëngjimin e tyre dhe pastaj i vizitojmë në fund të javës, që të drekojmë me ta dhe t’i shohin fëmijët tanë, e gjithë kjo për ta kënaqur ndërgjegjen tonë (të kënaqi, që të mashtroj).
Bëhemi koprracë dhe frikësohemi për të hollat tona, i harrojmë të drejtat e të mjerëve dhe të varfërve a skamnorëve, e pastaj na vjen mundësia për bamirësi, dhe i marrim rrobat tona të vjetra, që t’i largojmë nga ne me pretekst se po japim lëmoshë, vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi, që të mashtroj).
I harrojmë shokët dhe të dashurit, largohemi nga jeta e tyre dhe nga gëzimet e tyre, nga pikëllimet e tyre, nga gjendja e tyre, e pastaj ua dërgojmë një letër nëpërmjet celularit, urime Festa e Bajramit, vetëm që ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi që të mashtroj).
Kalojmë orë të tëra duke e ngrënë mishin e të tjerëve, duke i përgojuar dhe duke ua shpalosur të metat, dhe kënaqemi në përhapjen e fshehtësive të tyre, derisa kur e përfundojmë ndejën themi: “Allahu na i mbuloftë të metat neve dhe atyre… “ vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi, që të mashtroj).
Nuk ia japim hakun edukatës së fëmijëve, i injorojmë problemet e tyre dhe nevojat e tyre, largohemi nga sytë e tyre, nga përqafimet e tyre, nga rrëfimet e tyre, e pastaj hyjmë në dhomat e tyre me ndonjë dhuratë dhe lojë elektronike, vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi, që të mashtroj).
Shikojmë foto të pista dhe zhytemi në dëgjimin e muzikës dhe të emisioneve të kota, e pastaj pasi të përfundojnë themi me gjuhët tona: “Kërkoj falje tek Allahu i Madhërishëm (Estagfirullah el Adhim)”, vetëm ta kënaqim ndërgjegjen tonë (të kënaqi, që të mashtroj).
Sa shumë që e mashtrojmë ndërgjegjen tonë dhe sillemi me të sikurse i sëmuri, të cilit i japim ineksion qetësimi, që të pushojë një kohë, kurse sëmundja ende vazhdon të jetë prezente në trupin e tij.
Pra, le të jemi të kujdesshëm para se t’i shtojmë ineksionet e qetësimit e të vdesë ndërgjegjja jonë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.