Ditëve të fundit në skenën politike Kosovare është ri-aktualizuar debati rreth të drejtave të veteraneve të arsimit të cilët në vitet 90-ta e kanë mbajtur gjallë arsimin Kosovar, se a do duhet apo jo tu njihet kontributi i tyre në këtë fushë. Për këtë çështje Drejtori i Institutit për Opinione Strategjike –IOS” Ma.Sc. Mirsad Kuteli, në një shkrim të tij të postuar në Facebook, veteranet e arsimit i quan veteranët e parë te vertetë pa kontributin e te cilëve nuk do të krijohej as UÇK-ja e as levizjet tjera për liri.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Z. Kuteli:
“Veteranët e parë për çlirimin e Kosovës ishin mësimdhënësit e viteve ’90-ta. Arsimi shqip ishte i vetmi institucion shqiptar që luajti, jo vetëm rolin e vet edukativo-arsimor, por edhe atë preventiv për ikjen e rinisë. Rrjedhimisht, përpos mësimit obligativ, arsimtarët organizonin gara të dijes dhe manifestime kulturore me karakter kombëtar, si dhe gara sportive, në mënyrë që rinia të përgatitej me aftësi psikike dhe fizike, për të qenë e gatshme në përballje me okupatorin. Andaj, lirshëm mund të themi se pa veteranët e arsimit nuk do të arrinim tek krijimi i UÇK-së, apo lëvizjeve tjera për liri.
Në këtë aspekt, duhet theksuar se shumica prej tyre për 10 vite me radhë sakrifikuan vetveten dhe familjet e tyre, si në aspektin material, po ashtu edhe atë fizik duke u përndjekur e burgosur. Ndërkaq sot, pas dy dekadash ende nuk u njihet përvoja e tyre për atë periudhë!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.