VIDEO | Messi me bashkëlojtarë shmangin tragjedinë gjatë festës në Buenos Aires

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Reflekset e Messit, Paredes, De Paul, Di Maria dhe Otamendi ishin në kohë në momentin e festës së kombëtares së Argjentinës në Buenos Aires pas fitimit të titullit të Botërorit 2022 në stadiumet e Katarit.

Pesë lojtarët e Albicelestes që ishin ngjitur në pikën më të lartë të autobusit që i mori nga aeroporti për t’i çuar në qendër të Buenos Aires, për pak u goditën nga kabllot e rrymës.

Në videon e regjistruar nga televizionet argjentinase, lojtarët shihen duke u përkulur në momentin e fundit për të shmangur aksidentin./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-