Opoja.net

Vidhet një veturë në Prizren

Një veturë e tipit ‘Opel Corza’ është vjedhur mbrëmë në Prizren.

Një qytetar ka dërguar fotografinë e veturës në adresën e lajmi.net, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të lajmërojnë përmes numrit të telefonit që ka dhënë si mbishkrim të fotos.

80
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Në lidhje me këtë, është kontaktuar Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, për të konfirmuar rastin.

Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se rasti është raportuar sot rreth orës 10.

Ai ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar mirëpo po punohet në zbardhjen e rastit.

“Rasti është raportuar sot rreth orës 10. Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Për momentin nuk ka të dyshuar”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve në Kosovë.

Lidhur me këtë, ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë edhe një plan veprimi.

Rrëzohet nga biçikleta, prizrenasi bëhet për spital

Opoja.net

Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, pesë raste për 24 orë

Opoja.net

Aksident i rëndë në Prizren, gjashtë person të lënduar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto