Vizita e Kryetarit të Komunës së Dragashit dhe Kryesueses së Kuvendit te Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sot, Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe Kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, bashkë me zyrtarë të ekzekutivit, zhvilluan një vizitë zyrtare në Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash. Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga kryetari i Këshillit, Driton ef. Qengaj.

Në takimin e tyre, Kryetari Xheladini përshëndeti z. Driton Qengaj për rizgjedhjen e tij në krye të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash dhe i dha dëshirat e tij për shëndet dhe sukses në kryesimin e këtij institucioni fetar. Ai gjithashtu i dhuroi z. Qengaj një dekoratë simbolike me stemën e Komunës së Dragashit.

Zoti Qengaj falënderoi për vizitën përfaqësuesit e Komunës për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e tyre në promovimin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në rajon.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-