Vizitë e Liridona Misinaj dhe Veton Halili në Qendrat me Bazë në Komunitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në rastin e 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Drejtoresha e Drejtorisë për Kujdes dhe Rehabilitim Shoqëror (DKRS), Liridona Misinaj, dhe Shefi i Kabinetit, Veton Halili, kryen një vizitë në Qendrat me Bazë në Komunitet në fshatin Bresanë.

Përfaqësuesit e ekzekutivit lokal, në emër të Kryetarit Xheladini, shprehen vlerësimin e tyre ndaj përkushtimit të stafit të këtyre qendrave për krijimin e një mjedisi të shëndoshë edukativ dhe socializues për fëmijët. Vizita ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit për garantimin e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në këtë komunitet. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-