Sot, datë 30 prill, edhe pse ditë e rregulltë pune, në komunën e Sharrit, saktësisht në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët, nxënësit nuk e kanë mundësinë e vijimit të procesit të mësimnxënjes. Kjo për shkak se stafi i kësaj shkolle janë në pushime në bregdet.
Ne nuk e dimë se në çfarë ligji janë bazuar për mundësinë e bërjes së një gjëje të tillë. Vetëm se e dimë që kjo praktikë tashmë është shëndrruar në traditë. Për çdo vjet, në ditë të rregullta mësimi, stafi i kësaj shkolle, organizojnë shëtitje jashtë vendit.
Prindërit e nxënësëve të kësaj shkolle janë të shqetësuar me këtë dukuri.
Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, i bëjmë thirrje Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndërmarrjen e masave të nevojshme lidhur me këtë fenomen që ndodh thuajse për çdo vit në komunën tonë.
Në të kundërtën, thirrja jonë do të shëndrrohet në kërkesë juridike në instanca më të larta përgjegjëse.