Xavi: Liga e Kampionëve mizore ndaj nesh, tani është e vështirë dhe e komplikuar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Xavi e ka pranuar se Barcelona ka bërë shumë gabime, jo vetëm kundër Interit në Camp Nou në barazimin e sotëm 3-3.

Trajneri i ri e ka kuptuar se Liga e Kampionëve është shumë e vështirë dhe e komplikuar.

“Negative. Kjo Ligë e Kampionëve është mizore ndaj nesh. Ne kemi pranuar shumë në pjesën e dytë. E para ka qenë e shkëlqyer. Goli i parë është një gabim shumë i qartë nga mbrojtja, i dyti gjithashtu… ka qenë mizore që nga Mynihu. Nuk varemi nga vetja. Situata është shumë e vështire. Duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për El Clasicon. Tani duhet të mendojmë për La Ligën, sepse Liga e Kampionëve është bërë e vështirë dhe e komplikuar”, ka thënë Xavi.

“Futbolli është një lojë gabimesh dhe ne duhet t’i minimizojmë ato. Ne nuk jemi mbrojtur mirë. Intensiteti ka qenë i shkëlqyer në pjesën e parë, por nuk e kemi mbajtur atë. Gabimet janë të shtrenjta në Ligën e Kampionëve. Gabimet në mbrojtje kanë kushtuar në këtë ndeshje”.

“Kemi dhënë gjithçka, kemi lënë shpirtin, por janë gabime që paguhen shtrenjtë. Nuk mund të falësh kaq shumë. Në Mynih ishte efektiviteti, në Milano rrethana të tjera dhe sot gabime në mbrojtje”, ka përfunduar Xavi.

Barcelona ka vetëm katër pikë pas katër ndeshjeve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-