Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është shprehur e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve dhe krizën e tejzgjatur, siç ka thënë ajo, në mënyrë artificiale në veri të Kosovë.
Ajo ka thënë se barrikadat e ngritura nga bandat kriminale që po kthejnë në kujtesë vitet 90.
Xhaçka u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të heqin barrikadat dhe të mos i justifikojnë as ato e as grupet kriminale.
“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”.
Ministrja ka theksuar se nuk është koha që të bëhen kërcënime ushtarake e as sulme kundër Policisë së Kosovës dhe forcave të tjera ndërkombëtare në veri.
Shkaktarët e kësaj gjendjeje duhet të nxirren para drejtësisë, ka shtuar Xhaçka.
Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate. Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX-it. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.