Opoja.net

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami.

Objektet fetare islame sivjet nuk do të mbyllen për shkak të pandemisë COVID-19, siç ndodhi më 2020

89
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, tha se duhet të respektohet distanca, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve në të gjitha xhamitë.

Por BIK-u ka ndaluar disa organizime tjera kolektive.

“I kemi ndaluar iftaret në xhami dhe në publik. Çështjet e mësim-besimit do të organizohen në platforma online”, thotë Sahiti

Disa nga besimtarët thonë se falja në xhami mund të bëhet duke e ruajtur shëndetin publik.

Në masat e fundit të marra nga qeveria nuk është përfshirë mbyllja e xhamive. Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona.

Komuna e Dragashit ndan 100 bursa studimi

Opoja.net

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Opoja.net

Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto