Xheladini takon zëvëndësministrin Durmishi, i dorëzon disa kërkesa për Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarin, Resul Fetahu, sot kanë takuar zëvëndëzëvëndësministrin e Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) z. Hysen Durmishi.

Sot, Kryetari i komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarin z. Resul Fetahu, ishin në takim pune në MMPHI, ku u pritën nga Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) z. Hysen Durmishi.

Kryetari Xheladini, pasi e falënderoi për takimin, i ka dorëzur në formë të shkruar këto kërkesa:
– Asfaltimi i rrugës Xerxe – Pllajnik
– Asfaltimi i rrugës Kapre – Rrenc
– Asfaltimi i një pjese të rrugës Zlipotok-Brod
– Asfaltimi i stacionit të autobusëve në Dragash
– Futja në Menaxhim nga ana e Ministrisë gjegjësisht Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve njësia Prizren, për mirëmbajtje verore dhe dimërore të këtyre rrugeve:
– Rruga Prizren – Pouskë – Zaplluxhe – Guri Zi
– Rruga Krushevë, pika kufitare Shishtavec
– Rruga Buka, pika kufitare Borje
– Pjesa e rruges Brod – qendra turistike.
– Kërkesë tjetër ishte që blegtorët e komunës sonë, të lirohen nga pagesa e kullotave në parkun nacional.
Kryetari Xheladini e ka falënderuar zv. Ministrin Durmishi për mirëpritjen dhe takimin e përzemërt dhe premtues.

Ndërsa Zv. Ministri e ka falënderuar kryetarin Xheladini për vizitën, duke e njoftuar se së shpejti do të vizitoje komunen e Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-