Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e raundit të tetë kualifikues për Euro 2024.
Këtë javë u luajtën ndeshjen e teta të grupeve për kualifikim në Euro 2024, ku Kosova nuk luajti fare shkaku i shtyrjes së ndeshjes me Izraelin, ndërsa Shqipëria luajti miqësore me Bullgarinë, ku fitoi 2-0.
Nga ndeshjet kualifikuese, vëmendja ishte te ‘kombëtarja e tretë’ e shqiptarëve, Zvicra, ku luajnë rreth pesë apo gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare.
Njëri nga ta padyshim se është edhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol dhe asistoi tek njëri gol në barazim 3-3 me Bjellorusinë.
Kështu, ylli me prejardhje nga Gjilani ka përfunduar si lojtari më i vlerësuar i javës dhe pjesë e formacionit më të mirë nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.