Zahadain Krasniqit iu zbulua pllaka përkujtimore (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me rastin e trevjetorit të shkuarjes në amshim e komandantit të “Ujqërve të Sharrit”, Zahadin Krasniqit, sot u bë zbulimi i pllakës përkujtimore, ku mes tjerash të pranishëm ishin edhe komandanti i tij, Fadil Hadërgjonaj, si dhe deputeti aktual në kuvendin e Kosovës, Anton Çuni. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në varrezat e fshatit Brezne, aty ku edhe prehet tash e tre vjet luftëtari i mirënjohur nga Opoja, Zahadin Krasniqi.
Kompania “Ujqit e Sharrit”, që drejtonte Krasniqi, ka vepruar në kuadër të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”. Këtë fakt dhe për veprën e Krasniqit shpalosi shumë kujtimi komandanti Hadërgjonaj, ndërsa e bija e Krasniqit i recitoi një poemë, mes lotësh dhe emocioneve, gjë që i preku edhe bashkëluftëtarët e të ndjerit dhe të pranishmit e shumtë në këtë ceremoni. /Radio Sharri/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-