Opoja.net

Zanatlinjtë e Breznës ‘okupojnë’ Bosnjën

FSHATI I OPOJËS PO ZBRAZET

Liqeni i Breznës është njëra nga bukuritë e rralla

Prof. Ismet Lecaj tregon se vetëm në Bosnjë aktualisht ka 45 familje që ende jetojnë atje. Ai për “Kosova Sot” thotë se brezjanët kanë migruar në disa qytete në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitet e 80-ta kanë qenë mbi 80 familje me qëndrim të përkohshëm dhe të punësuar në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht ata kanë hapur bizneset e tyre, si: ëmbëltore, restorante etj.

Fshati Brezne i Opojës, nga komuna e Sharrit, sipas Naim Zaim Kryeziut shtrihet rrëzë malit të Koritnikut i kthyer nga malet e Sharrit me lartësi mbidetare që fillon nga 950 metra në Llopushnik dhe arrin deri në 1050 metra tek shkolla e fshatit.

Ai tregon se ky fshat përbëhet nga katër lagje, e ato janë: Mahalla e Epërme, Mahalla e Midisit, Mahalla e Poshtme dhe Mahalla e Fushës.

Sipas tij, Mahalla e Eperme është lagja më vjetër, kështu që shtëpitë janë të ndërtuara në shpat të Malit të Koretnikut.

Mahalla e Mesme dhe e Poshtme gjithashtu gjenden në pjesën e vjetër të fshatit ku formojnë si tërësi një fshat mjaft të dendur.

Kryeziu tregon për “Kosova Sot” se fshati ka mbi 350 familje dhe nga këto për fat të keq janë rreth 100 prej këtyre familjeve që tashmë janë bërë familje kurbetçinjsh.

Të hyrat në fshat u rritën nga kurbetçinjtë

Prof. Ismet Lecaj, lidhur me këtë, tregon se vetëm në Bosnjë aktualisht ka 45 familje që ende jetojnë atje. Ai për “Kosova Sot” tregon se brezjanët kanë migruar në disa qytete në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitet e 80-ta kanë qenë mbi 80 familje me qëndrim të përkohshëm dhe të punësuar në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht ata kanë hapur bizneset e tyre, si: ëmbëltore, kuzhina etj.

Pas kësaj periudhe, në vitet 1980-1990 një pjesë tjetër kanë migruar në Beograd dhe në shtetet e Evropës Perëndimore, për të punuar për rritjen e standardit të jetesës në familjet e tyre. Traditë e brezjanëve ka qenë sigurimi i të ardhurave dhe rritja e të hyrave financiare të familjes apo ndryshe që njihet “Gurbet” .

Naim Kryeziu thekson se fshati ka bukuri natyrore, që janë dominante në disa pjesë të fshatit. Liqeni i Breznës është njëra nga bukuritë e rralla. Mahnitin bukuritë e natyrës përballë bjeshkëve të Sharrit. Fshati krijon një pamje të natyrës së bukur të fshatit Brezne.

Tradita e festës së verës po zhduket

Fshati ka mbi 350 familje me mbi 2600 banorë. Në vitin 1999 ka pasur gjithsej 2616 banorë me 881 të punësuar jashtë këtij fshati.

Karakteristikë e këtij fshati është migrimi shumë i madh në një periudhë gati njëshekullore dhe tashmë mund të thuhet se ka 100 familje që frymojnë jashtë fshatit Brezne.

Kryeziu thekson se në fshatin Brezne është shkolla fillore e ulët, ndërsa në Llapushnik të Breznës gjendet shkolla e mesme e ulët “Shaban Shabani” me nxënës nga fshatrat Brezne, Buqe dhe Pllavë.

Shkolla e fshatit aktualisht i ka 140 nxënës deri në klasën e pestë. Ka dy të para, dy të dyta, dy të treta, dy të katërta dhe një të pestë, dhe 28 fatosa në parashkollore.

Kryeziu thekson me keqardhje se traditat e festimit të verës është në zhdukje të plotë. “Dikur në kohën time në këto tradita të lashta i festonim në forma të ndryshme.

Kështu zgjoheshim herët shkonim tek liqeni, mblidhnin lule e gjelbërim pastaj i bënim të gjitha ritet, por tani kjo festë po zhduket”, u shpreh ai. Tregon se deri më tani tek liqeni janë investuar 70 mijë euro dhe ai ka marrë pamje impozante. (Kosova Sot)

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

Opoja.net

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Merlinda Guraj

Përleshje fizike në fshatin Blaç – Arrestohet një person

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net