Kylian Mbappe ishte në qendrën e merkatos së verës, me sulmuesin francez që kërkohej nga Real Madrid, ndërsa doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG. E kur dukej se sulmuesi francez do të zyrtarizohet në “Santiago Bernabeu”, një kthesë të çuditshme mori e ardhmja e tij, pasi vetëm në sekondat e fundit ai pranoi të rinovonte kontratën me parizienët dhe të qëndronte në Paris.
Mbappe firmosi deri në vitin 2025 me kampionët e Ligue 1, ndërsa sipas “L’Equipe” një detaj i ri mbi kontratën e sulmuesit dhe PSG ka dalë në “dritë”.
Gjithnjë sipas raportimeve nga “L’Equipe”, 23-vjeçari nënshkroi për dy sezone, me me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, por me klauzolën që PSG nuk mund ta zgjaste pa pëlqimin e lojtarit.
Kjo do të thotë se Mbappe, nëse nuk dëshiron, nuk qëndron vitin e tretë në kryeqytetin francez.
“Sezoni i fundit ai 2024/25 varet vetëm nga Mbappe nëse dëshiron ta vazhdoj qëndrimin në Paris ose jo”, i ka thënë një burim brenda PSG-së gazetës franceze.
Ky lajm i ka dhënë shpresë Real Madridit dhe tifozëve të saj për të nisur një tjetër sulm për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu në vitin 2024.
The post Zbulohet një detaj i ri në kontratën e Mbappe me PSG, Real Madrid “fërkon duart” appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.